Sot ndodhi kapja e disa pajisjeve në Rinas, që dyshohet se ishin përgjues.
Pajisjet janë sekuestruar para dy javësh në Rinas, teksa iu janë gjetur dy shtetasve nga Anglia.
Bëhet fjalë për shtetasit P. T., 61 vjeç, dhe C. M., 46 vjeç, të cilët janë lënë të lirë, pas marrjes në pyetje, ku kanë deklaruar se pajisjet i kanë pasur për përdorim vetjak për të folur, pasi janë radio.
Ndërkohë, siç mësohet nga ekspertiza, ka rezultuar që pajisjet janë radio për të folur dhe jo përgjues.
j.l./ dita