Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

ISHP për linë e majmunit: S’ka vend për panik, i ulët rreziku për shpërthime

ISHP për linë e majmunit: S’ka vend për panik, i ulët rreziku për shpërthime

Në Shqipëri ende nuk ka raste të dyshuara me linë e majmunit. Instituti i Shëndetit Publik ka shtuar masat edhe në qendrat shëndetësore për të kapur në kohë çdo rast të mundshëm.

Megjithatë, ekspertët e ISHP-së thonë se nuk ka vend për panik, pasi vendi ynë ka risk të ulët ndaj kësaj sëmundjeje infektive.

Por nëse do të ketë infektime nga lija e majmunit, ISHP-ja do të kryejë vaksinën e variolës te familjarët e personit të infektuar përfshirë edhe fëmijët e vegjël.

Vaksina e cila prej vitit 1982 nuk aplikohet në vendin tonë, do të sigurohet përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht testet për identifikimin e rasteve më këtë sëmundje nuk kryhen në Shqipëri.

Nëse do të ketë dyshime, ISHP-ja do t’i dërgojë mostrat në laboratorin e Londrës dhe Holandës.

Deri tani, janë identifikuar mbi 400 raste me linë e majmunit, një pjesë e tyre edhe në Europë. Kjo sëmundje infektive transmetohet përmes prekjes dhe kontakteve seksuale. Shtimi i rasteve brenda komunitetit homoseksual është bërë shkak i studimeve të shkencëtarëve këtë periudhë.

Lia e majmunit dallon nga variçela e njohur ndryshe si lia e dhenve. Ajo nis me temperaturë të lartë me enjtje të gjëndrave limfatike dhe me puçrra më të mëdha, kryesisht në fytyrë dhe gjymtyrë.

j.l./ dita