Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Industria e ndërtimit s’njeh krizë, rriten me mbi 58% lejet

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022, lejet e ndërtimit kanë pasur një rritje prej 58,2% krahasuar me një vit më parë.

Në total janë dhënë 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 që u miratuan në 2021.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është 1.031.088 m 2, nga 599.446 m 2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Bashkia Tiranë ka miratuar 112 leje, e ndjekur nga Durrësi me 84 leje.

Bashkitë me më pak leje janë Bashkia Kukës (4) dhe ajo Dibër (5).

a.m/dita