Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Identifikohet viktima në Shkodër, ishte larguar nga shtëpia prej 23 ditësh, trupi i pajetë gjendej pas 3 ditësh në një livadh

23 ditë kishte që ishte larguar nga banesa 37-vjeçarja Leze Qosaj, gruaja që u gjet e vdekur në një livadh në afërsi të Bypass të Shkodrës.

Ishte motra e saj që bëri kallëzimin më datë 18 në polici por ajo u gjet e pajetë, me shenja të dukshme dhune në trup dhe në kokë. 37-vjeçarja jetonte tek motra në Dobraç.

Nga informacionet bëhet me dije se dyshohet se viktima kishte 2-3 ditë e vdekur. Është dhunuar dhe është lënë aty nga agresori i saj.

Trupi i pajetë i vajzës, që dyshohet se i përket komunitetit rom, u gjet pasditen e sotme rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali.

Leze Qosaj ka lindur në Tropojë dhe ishte banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita