Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Horoskopi, 04 qershor 2022

Dashi
Janë Mërkuri, Marsi, e deri diku edhe Saturni që sot do t’ju mbështesin në drejtim të punës, ku mund të arrini rezultate sa të dëshiruara, aq edhe të papritura. Me erosin s’i keni punët edhe aq mirë.

Demi
Sot duhet të tregoheni të matur, pasi kuadri yjor është jo edhe aq i favorshëm, sidomos me Mërkurin në një orbitë që mund të sjellë keqkuptime e mosmarrëveshje. Sektori më pozitiv është ai punës.

Binjakët
Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv, e për pasojë do t’ju mungojë energjia dhe vrulli që ju sjell ai. Megjithatë, është Mërkuri ai që stimulon ndjeshëm kapacitetet tuaja krijuese.

Gaforrja
Nëse sot do ta ndjeni se jeni më shumë energjikë, e më shumë entuziastë, kjo i detyrohet Diellit në një pozicion optimal në shenjën tuaj. Por kujdes, sepse entuziazmi i tepërt bën të gaboni në vlerësim.

Luani
Është mëse e qartë se të kesh Marsin, Jupiterin dhe Saturnin që ju mbështetin dita pritet të jetë nga më të mirat, por nuk i duhet lënë gjithçka rastësisë. Mos i nënvleftësoni propozimet që ju vijnë.

Virgjëresha
Vërtet që Afërdita sot do të jetë yllin juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të kompromentojë gjithçka.

Peshorja
Me Mërkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë të arrini atë që kërkoni, e ndoshta më shpejt nga ç’e prisnit. Një rënie e Erosit vjen ngaqë Afërdita është e zbehtë.

Akrepi
Në përgjithësi, në pamje të jashtme duket se dita do të jetë e qetë, por efektivisht gjërat po ziejnë dhe ju jeni gati të ndërmerrni papritur një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Mbrëmje interesante me partnerin.

Shigjetari
Marsi i “papërqendruar në shenjë” mund të bëjë që sot të jeni të irritueshëm dhe aspak të shoqërueshëm, por kjo do të zgjasë fare pak. Një lajm i mirë do të bëjë që të harroni gjithçka të keqe.

Bricjapi
Një ditë jo shumë pozitive për punën (ndoshta ngaqë gjërat nuk ecin me ritmin e duhur) nuk do t’ju bëjë edhe aq përshtypje, pasi është Afërdita ajo që ju bën të hidhni më shumë sytë nga dashuria .

Ujori
Kalimi i Mërkurit në shenjë është mjaft pozitiv për ju, sepse do të ketë efekte të drejtpërdrejta në stimulimin e anëve më pozitive tuajat. Vetëm se duhet të tregoheni më të gatshëm ndaj partnerit.

Peshqit
Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv, e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak të mirë sot mund të tundoheni për të lënë gjithçka, e për të rifilluar nga e para. Edhe erosi duket në rënie.