TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti sot në një takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis.
Gjiknuri informoi se, në fokus të bisedës ishin zgjedhjet vendore të 14 majit si dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian.
“Puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vota e emigrantëve dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian ishin disa prej temave të diskutimit”, tha Gjiknuri.
/m.m/ /gj.m/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.