BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Ministria gjermane e Ekonomisë ka miratuar eksportin e 178 tankeve kryesore luftarake “Leopard 1A5” të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Ministria e Ekonomisë dhe e Mbrojtjes njoftoi sot përmes një deklarate të përbashkët në Berlin.
“Sasia e tankeve kryesore luftarake “Leopard 1A5″ që do t’i dorëzohen Ukrainës varet nga puna e nevojshme të mirëmbajtjes”, thuhet në deklaratë.
Vendeve që blejnë armë dhe pajisje ushtarake nga Gjermania në përgjithësi, u kërkohet të marrin leje nga Berlini,përpara se t’i transferojnë ato në një vend tjetër.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.