Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Fuqia e nobelistes Lessing për të na robëruar e bindur

Nga Sejdo Harka

Disa mendime për romanin e saj “Fëmija i pestë’’

-Bota është e vogël, nëna është e madhe-

                                                                                               (Viktor Hygo)

Nobelistja Doris Lessing, ky zë i fuqishëm i gruas me dimensione botërore, në fushën e shkrimtarisë moderrne, do të mbetet gjatë në memorien e lexuesëve për këndvështrimin e ri që i jep trajtimit të temave të mëdha të luftës kundër rracizmit e kolonializmit dhe, veçanrisht, temës së çlirimit e rritjes së personalitetit të  femrës në familje e shoqëri. Ajo, me talentin dhe guximin e saj, do të bëhej pjesë e gjithë universit shpirtëror të botës njerëzore. Me krijimtarinë e saj të gjerë e të larmishme, kryesisht në poezi dhe prozë, Lessing ka mundur të hyjë në sërën e grave të rralla të artit dhe të mendimit të lirë botëror. Kjo nobeliste, me krijimtarinë e saj të rrallw, na ka sjellw njw galeri të pasur karakteresh, veçanrisht, femrash, të cilat dinë të luftojnë, sakrifikojnë e mbijetojnë, me po aq forcë dhe guxim sa dhe burrat. Arti i fjalës së saj, ka magjinë e robërimit dhe fuqinë e bindjes. Por, para se të analizojmë vlerat e padiskutueshme të artit të saj, po ndalemi me pak fjalë, për t’i rikujtuar lexuesit se, kush është Doris Lessing:

Ajo u lind, më 22 tetor të vitit 1919, në Kermonshoh të Persisë (Irani i sotëm). I ati i saj, Alfred Kook Taylor, ish-kapiten i ushtrisë britanike,  gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një nëpunës banke; ndërsa e ëma,  Emily Maudi Taylor, ishte infermiere.Në vitin 1925 familja e saj emigroi në Rodezinë jugore (Zimbabve e sotme), për një jetë më të mire, ku D. Lessing kaloi fëmijërinë dhe  rininë e saj të hershme dhe mbaroi shkollën katolike. Fëmijërinë e saj e përshkruan bukur në librin ’’Në lëkurën time’’ (1994). Në vitet e para të jetës, ajo bëri punë të thjeshta si, dado, telefoniste, sekretare, stenografe dhe më vonë gazetare. Por, pasioni i saj i përjetshëm ishte dhe mbeti shkrimtaria. Lessing, u shqua si poete, biografe, libreste, tregimtare, por, veçanrisht, me romanet e bukur, me të cilët do të nderohej me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1939,  ajo do të martohej me Frank Charles Eisdom, me të cilin pati dy fëmijë. Divorcohet në vitin 1943, për t’u martuar me Gotfrid Lessing, një emigrant gjermano-hebre, që e pati njohur në grupet marksiste të kohës, me të cilin pati një djalë. Në vitin 1949, kur u divorcua me bashkëshortin, shkoi në Londër, bashkë me djalin e saj. Në vitet 1952-56, ajo u bë tepër aktive në luftën kundër armëve bërthamore. Për shkak të kritikave të ashpra kundër regjimit afrikano-jugor, asaj iu ndalua të hynte atje, mes viteve 1952-56. Doris Lessing vdiq në Londër, më 17 nëntor të vitit 2013.

Romani i saj i parë është, ai me titullin “Bari këndon” (1950), në themel të brendisë së të cilit janë marrdheniet, dashuri-urrejtje, mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë.Vepra, që i siguroi suksesin e parë, në fushën e letërsisë, ishte ‘’Libri i artë i shënimeve ‘’(1971),ku ajo shfaq për herë të parë gjykimet e saj substanciale për marrdheniet  burrë-grua në shoqërinë e shekullit të XX. Ndërsa në serinë e romaneve të viteve 1979-85, ajo thekson idetë e saj postatomike dhe kundër kolonializmit e shkatërrimit ekologjik të natyrës. Disa nga veprat e tjera, që e bënë të adhurueshëm për lexuesit janë: ’’Kampusi  me Argë’’(1983), ’’Kurorëzimet, mes zonave tre, katër, pesë’’(1989), ’’Shkrimtari sirian’’(1980), ’’Spiuni sentimental…’’(1983), ’’Vera para errësirës’’(1973),  ’’Terrorristi i mirë’’(1985). Akoma më e njohur, ajo u bë  me romanin’’Mora and Don’’(1999),  ku Lessing shfaq protestën ndaj katastrofës globale, që po e shtynte njerëzimin të kthehej në jetën primitive. Krijimtaria e kësaj nobelisteje është bërë një zë i fortë kundër mbrapështive të kësaj shoqërie, të ashtuquajtur moderrne.

Vepra, që i dha  asaj famën më të madhe në botë, është romani ‘’Fëmija i pestë’’, përkthyer me një gjuhë të kthjellët, drejtpërdrejt prej anglishtes, nga shqipëruesja  Etleva Pushi(Kondakçi). Nga kjo nobeliste, shqip, janë përkthyer edhe disa libra të tjera si : ‘’Vera para errësirës’’, ’’Më e ëmbëla ëndërr’’ dhe ‘’Sërish dashuri’’. Për vlerat e papërsëritshme të krijimtarisë së saj, Lessing është nderuar me 15 çmime  kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, çmimi  që i dhuroi asaj nderimin më të madh në botë, është Çmimi ‘’Nobel’’, të cilin ajo e mori në Stokholm, më 11 tetor të vitit 2007. Në Banketin e Nobelit, ku iu dorëzua Çmimi, Doris Lessing, mes të tjerash tha: ’’I fitova të gjitha çmimet e Europes, por jam habitur për këtë çmim suprizë. Ky është ‘’flesh rajal’’. Ndërsa përfaqësuesi i Akademisë Suedeze, mes të tjerash theksoi se, Lessing, laurantja e këtij Çmimi’’, është një shtytje dhe vulosje e përvojës femërore, e cila me skepticizmin dhe forcën e saj vizionare, pasqyroi civilizimin e shoqërisë njërëzore…’’.

Po, le të rikthehemi, përsëri, tek romani’’Fëmija i pestë’’, një nga veprat më të bukura të nobelistes Doris Lessing, të cilën e kemi bërë objektin kryesor të kwtyre shënimeve.

Narracioni i këtij romani i ngjan një lumi të rrëmbyshëm, që sa vjen e fryhet nga rrëketë dhe përrenjtë, të cilët zbresin furishëm nga shpatet e thepisura të maleve, pas shirave të vrullshëm. Ndërsa protagonistia e romanit, Harieta, duket si e vënë  përpara  nga dallgët e sprovës, për të provuar veten, në se do shpëtojë, apo do të mbytet. Ajo, me veprimet dhe gjykimet e saj, herë stoike dhe herë të hallakatura, duket sikur i ka vënë vetes si qëllim që, herë të na robërojë dhe herë të na bindë për forcën e gruas.

Në qendër të subjektit të romanit qëndron çifti Harieta dhe Davidi, të cilët njihen në një festë zyrtare, ku të dy nuk kishin patur ndonjë dëshirë për të shkuar, por, për çudi, kishin kuptuar se, kjo paskësh qenë, pikërisht ajo çfarë ata kishin pritur prej kohësh.Të dy ishin konservatorë demode, njerëz, që s’gjenin qetësi. Kështu i njihnin të gjithë . Ata kishin pikëpamjet e tyre, që i mbronin me kokëfortësi. Në shumë cilësi të karakterit, ata i ngjanin njeri-tjetrit si dy pika uji. Donin të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe një shtëpi të përhershme. Ndaj, papritur, vendosën të martoheshin, për të hedhur themelet e parajsës së tyre, në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim gjithçka u dukej idilike. Lindën 4 fëmijë dhe bashkë me ta shijojnë, pa u ngopur, ngrohtësinë e shtëpisë, me tërë fisin e Lovatëve. Është, pikërisht, shtatëzania e pestë , çka bën që gjërat të marrin mbrapsht.Ky fëmijë nis të lëvrijë  me forcë, shumë herët, në barkun e Harietës. Pas një lidjeje të vështirë, ai nisi të zhvillohej vrullshëm, si një fëmijë i çuditshëm, tepër antipatik. Ndaj vëllezërit dhe motrat nuk e pëlqejnë fare. Ishte madhosh e i shëmtuar, i dhunshëm dhe pa kontroll, plot mëllef e pakënaqësi dhe qante pa pushim në gjoksin e Harietës. Prania e tij prish, pa pikë mëshire, ëndrrën e bukur të çiftit për një familje të lumtur. Frika e  tmerrshme e Harjetës, që sa vjen e rritet si një ortek, zbret nga shpatet e thepisura, për të shkallmuar lumturinë e saj familjare. Ajo, duke qënë skeptike, nuk di si ta mbrojë atë. Mbështetur te ky fakt, kur ky roman doli në qarkullim, ‘’Indipendent’’ shkruante  me shkronja korsive: Romani  ‘’Fëmija i pestë’’, ka intensitetin e tmerrit. E lexon, dhe dridhesh i tëri’’. Është kjo arsyeja që ai lexohet me një frymë.

Ja si nis brendia e këtij romani: ’’Në atë festë zyrtare Harieta dukej si një pikturë impresioniste.Ndërsa Davidi, si një murg, që s’lëvizte nga vendi. Dukej më i ri se ç’ishte, me flokë të butë, që vajzat vdisnin t’ia përkëdhelnin. Harjeta punonte në një firmë shitjeje, ndërsa Davidi ishte arkitekt. Ai, sa ishte ndarë nga një vajzë, që s’e kishte dashur kurrë. Ndërsa Harieta ishte një murgeshë, që e shpërfillnin edhe shoqet e saj. Me gjithë atë, ajo tërë jetën kishte ditur çfarë donte dhe çfarë bënte, por shpesh dukej e çekuilibruar. E ëma e saj ishte një grua e kënaqur nga jeta . E kishte bindur Harietën se, që të  bënte një jetë të lumtur, duhet të krijonte një familje normale. Ndërsa Davidi, i cili buronte nga një familje me gjendje të mirë ekonomike, u edukua në mënyrë të tillë që të dinte, se çfar gruaje i duhej në jetë.Londra, për të ishte vendi i duhur për një jetë të qetë. Dëshironte të bënte 5-6 fëmijë. Kur u martuan, u dukej sikur nuk thithnin ajër, por lumturi. Fatkeqësisht, sapo fëmija i pestë nisi të ngjizej, lumturia e kësaj famijeje kishte filluar të tronditej. Harjetës i dukej sikur ishte pushtuar nga djalli. Kishte aq dhimbje, sa që, këtë fëmijë, nisi ta quante armik të egër, që i dukej sikur ja shkyente barkun me kanxha’’.

Fëmija i pestë, të cilin e quajtën ,Ben, sa po lindi, dukej se nuk ishte një fëmijë i zakonshëm. Kish një shikim të çuditshëm, shpatulla të kërrusura, flokë të pa zakontë dhe një vështrim, që shpërfillte çdo lloj ngacmimi. Kur u bë 4 vjeçë, i ngjante një ‘’gogoli ‘’ tepër armiqësor. E, me gjithë atë, për Harietën Beni ishte gjithçka. Por, ajo shihte me dhimbje se fëmija e saj i pestë, çdo ditë e më tepër bëhej më i padurueshëm. Të gjithë këmbëngulnin që Beni duhej izoluar në ndonjë institucion, sepse nuk durohej. Më në fund, me gjithë hezitimet e Harietës, Benin vendosën ta degdisin në një vend të largët të Angëlisë së Veriut. Por, Harietën, si nënë e dhimbshme, nuk e mbante vendi. Ndaj, një ditë, e përmallur, mori rrugën për të parë nga afër, se ç’bënte, atje, larg syve dhe kujdesit të saj, i syrgjynosur në atë vend të mbrapshtë. Mbas shumë pengesash dhe vështirësish, ajo mundi të hyjë në atë istitucion të çuditshëm. Sapo hyri pa Benin të shtrirë në një dyshek gome, lakuriq e pa ndjenja si një peshk të mbytur, mbi një pllakë çimentoje. Nisi t’i dhimbte zemra, kur pa djalin e saj, i cili i ngjante një alieni të ftohtë. Kurrë s’e kishte parë kaq patetik. Sapo e preku me dorë, ai nisi të ulërinte nga zemërimi. Vendosi ta marrë në shtëpi, për t’i shpëtuar jetën nga vdekja, pa marrë parastsh, se çfarë do të ndodhte më vonë. Sapo e solli në shtëpi, Beni nisi t’i vështronte me urrejtje vëllezërit dhe motrat e tij, Lukin dhe Helenën, Xhenin dhe Polin e vogël. Ndërsa Harieta, për t’i tërhequr vëmendjen, nisi ta kërcënojë atë me fjalët: ’’Ben, po nuk bëre zhurmë, do ta heq atë gjënë e fortë që të kanë veshur atje…’’! Rikthimi i Benit në shtëpi, e rinisi tronditjen shpirtërore të familjes. Fajtore për rikthimin e Benit në shtëpi, u quajt Harieta. Mes Harietës, nga njëra anë, dhe Davidit e fëmijëve të kësaj familjeje të përvuajtur, do të thellohej më tepër konflikti. Fëmijët, nga që nuk e duronin dot  sjelljen dhe pamjen e pazakontë të Benit, vendosën që shkollën  ta bënin larg shtëpisë së tyre, në konvikt. Për këtë, ata quajtën fajtore nënën e tyre, që e risolli në shtëpi Benin, të cilin e konsideronin  çiban të pashërueshëm. Harieta, e ndodhur përballë kësaj drame cfilitëse, nga që nuk  mundi të gjejë rrugdalje tjetër, plot skepticizëm mediton: ’’Që kur linda Benin, ma hedhin fajin mua. Më duket vetja si kriminele. Si nuk më tha njeri, të lumtë që ke lindur 4 fëmijë të mirë, por vetëm, pse e linde Benin e çuditshëm’’! Prandaj, e ndodhur përballë dy zjarresh, kur Beni sulmoi një vajzë, nisi përsëri ta kërcënojë atë ashpër me fjalët:’’Dëgjo, Beni, në se do të vësh dorë mbi ndonjë njeri tjetër, atje ku ishe, kam për të shpurë përsëri’’! Të gjithë, Benin e quanin “alien” të çuditshëm, por, në fakt, ai ishte një fëmijë i ndryshëm nga të tjerët, që vërtet nuk shkonte mirë në shkollë, që kishte një shikim të egër, që  kryente veprime të gabuara, por me një kujdes e  punë edukative ndryshe, mund të bëhej i dobishëm, jo vetëm për veten,  por edhe për shoqërinë. Por, që ai të ndreqej, nuk duhej izoluar nga familja, shkolla dhe shoqëria, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe produkt i saj. Jashtë tyre ai, edhe kur lind i saktë, mund të tjetërsohet në një qenie e egër, me instikte kafshërore. Harieta, në këto kushte, ndjen një dhimbje e përgjegjësi të trefishtë. Dhimbjen si nënë, dhimbjen e ‘’fait’’ që Benin e lindi të ndryshëm nga të tjerët dhe dhimbjen që nuk është në gjendje të pëcaktojë rrugën e vërtetë,  të shpëtimit të jetës së tij e të lumturisë së familjes së saj, tashmë, të shkatërruar. Thelbi i dramës së saj familjare, nuk qëndron vetëm tek veprimet e çuditshme të Benit. Ajo e kishte në mendësinë e saj skeptike dhe në shpirtin e saj të trazuar. Të gjihë familjarët e saj, tashmë, janë bërë vetë problem, që nuk mund të zhbëhej kollaj. Edhe kur  Beni kishte mbushur 6 vjeç, vazhdonte t’i dukej si alien i trembur. Sapo kujtonte shprehjen, ’’Po s’u solle mirë, atje do të shpie përsëri’’, tulatej si një qen i frikësuar. Grindja e ashpër, që ai bëri me vëllain e tij, Polin e vogël, bëri që motrat dhe vëllezrit e tij të largoheshin nga shtëpia për të jetuar në konvikt. Davidi, babai i tyre, kishte kohë që kishte humbur ekzistencën e tij në familje. Kurse Harieta përjetonte vetminë e saj  me Benin e çorientuar

, që kishte tentuar të vriste vëllain. Ajo vazhdon të ndiqej këmbakëmbës nga hija e fajit, që kishte sjellë në jetë një fëmijë të ’’rrezikshëm’’ si Beni. E kuptonte se, me dëshirën për ta lumturuar jetën e saj, duke bërë sa më shumë fëmijë, kishte shkatërruar veten dhe familjen, por në fund të fundit, kish bërë atë që kishte dashur. Kish sakrifikuar veten, por kish mundur t’i shpëtonte jetën djalit të saj, që e kishin izoluar në atë institucion të mallkuar. E kishte kuptuar se, me këtë veprim, e kishte tjetërsuar veten dhe familjen në ‘’kokë turku’’. Por, dramën që mbante në shpirt, nuk dinte ta zhbënte ndryshe. E ç’faj kishte bërë ky çift, vetëm se kishte menduar të jetonte i lumtur, mes shumë fëmijësh!? Kishin luftuar të ndërtonin lumturinë e tyre, ashtu siç e  kishin menduar, por, fatkeqësisht, ndodhi ndryshe. A mund të ishin në gjendje të zhbënin dot genin që fshihej në gjakun e tyre, për të zhbërë magjinë e fatit të tyre?!

Edhe kur Beni u bë 11 vjeçë, jo vetëm që nuk ecte mirë në shkollë, por dhe vazhdonte të krijonte probleme. Kishte krijuar vartësi ndaj shokëve dhe veprimeve të tyre të këqia . Një ditë Beni ishte kthyer në shtëpi me një djalë, që quhej Derek, i cili ishte kryetari i një grupi fëmijësh, që vidhnin, hanin e pinin si në  përralla. Grupi përbëhej nga budallenj dhe kriminelë të çuditshëm, që s’i ndalonte as plumbi.Për bëmat e tyre të mbrapshta kishte nisur të fliste edhe media. Harieta u trondit thellë, kur një ditë pa Benin e saj në mes të atij grupi famëkeq, në trazirat e Londrës së Veriut. E vështronte në ekranin e televizorit atë grup të egër, dhe i dukej sikur shihte një rracë krijesash, që dikur kishin jetuar shpellave dhe ushqeheshin me peshq lumenjësh. E shihte djalin e saj dhe i kujtoheshin çastet, kur e kishte gjetur gjysmë të vdekur, veshur me një këmishë force, që i merrte frymën. ’Po, a e dinte ai që, për arsye se e kishte sjellë në familjen e tij, kjo shtëpi ishte zbrazur, për të përjetuar vetminë e plotë’’?!(157) Harieta, edhe mund ta kishte lënë atë në atë institucion të tmerrshëm, por zemra e saj prej një nëneje të dhimbshme, nuk mund ta bënte kurrë. Nuk është mëkat të lindësh një fëmijë të ndryshëm nga të tjerët. Mëkat është të mos e pranosh atë, ashtu siç është dhe të mos bësh atë, që duhet për ta rritur dhe edukuar në përshtatje me individualitetin e tij. Beni nuk ishte një alien, por një fëmijë i ndryshëm nga të tjerët, që kërkonte një trajtim ndryshe. Braktisja dhe izolimi nga familja dhe shoqëria, bëri, që, ai të përdorej nga fëmijët e botës së krimit. Harieta, e ndrydhur nga ndjenja e fait dhe skepticizmi, nuk mundi ta mbronte të birin nga ndikimi i botës së krimit. Me gjithë atë, ajo, tashmë, ishte e binduer se, shkaku që Beni u kishte shpëtuar nga duart, ishte fakti që ai konsiderohej si ‘’alien’’ i çuditshëm, dhe jo si  një njeri ndryshe nga të tjerët. Ndaj, Harieta, para vehtes dhe të tjerëve shtron pyetjen: ’’A do të vazhdojmë  të mos e pranojmë Benin ashtu siç është’’?! Të mos e pranosh njeriun ashtu siç është, do të thotë, ose ta lësh atë të vdesë si këminjtë gjigandë, mbështjellë me batanie në duart e shkencës eksperimentale kureshtare, ose ta lësh të bëhet vegël qorre, në duart e krimit. Harieta, si protagonistja  kryesore e këtij romani, vërtet ka mjegullnaja në kokë, por kurrë nuk u mënjanohet detyrimeve të një nëne të përgjegjshme për fëmijët dhe familjen e saj. Ajo, për t’i shpëtuar jetën djalit të saj, të ndryshëm nga të tjerët, sakrifikon gjithçka, bile edhe lumturinë bahkëshortore e familjare. Për të kuptuar dimensionet e shpirtit dhe të zemrës së saj, mjafton të kuptosh thelbin e sentencës filozofike të shkrimtarit të madh Viktor Hygo: ’’Bota është e vogël, nëna është e madhe’’, që s’besoj se ka nevojë për komente.