Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: Mblidhet Kryesia e PS për emrin e Presidentit, Rama mbërrin në selinë rozë me dosje me vete

Ka nisur në ambientet e selisë së Partisë Socialiste mbledhja e Kryesisë, ku pritet të zgjidhet kandidati i maxhorancës për postin e kreut të shtetit.

Në pikën e katërt të rendit të ditës parashikohet që në këtë mbledhje të përcaktohet emri i kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.

Opozita nuk propozoi asnjë emër në tri raundet e para kur kërkoheshin 84 vota për të zgjedhur kreun e shtetit.

Ndërsa tashmë në raundin e katërt, pritet që kandidati i cili do të propozohet nga mazhoranca, sipas Kushtetutës mund të zgjidhet si President me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Paraditen e të shtunës, 4 qershor do të mblidhet grupi parlamentar socialist, i cili do të mbështesë me firma kandidatin për kreun e shtetit. Në mesditë kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Dhe pasditen e 4 qershorit, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit.

Rendi i ditës:

Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;

Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asambleja.

Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te Sekretareve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutive të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te struktures organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste,

Ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste,

Çështje të tjera jashtë rendit te dites.

Mbledhja do te zhvillohet diten e premte, date 03.06 2022, ora 17:00, ne Seline e Partise Socialiste.

j.l./ dita