Debate në fund të seancës së sotme mes nënkryetares së parlamentit Ermonela Felaj dhe kreut të PD-së Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar fjalën për replikë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Megjithëse Berisha ka shkuar në foltore ku ka vijuar të flasë, mikrofoni nuk i është hapur.
Felaj: Keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala. I kërkova teknikës që të fikë mikrofonin. Tani më ngelet vetëm t’iu kërkoj shërbimeve të gardës që z. Berisha të lirojë foltoren.
Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të flasë për disa sekonda dhe më pas është larguar nga foltorja. Felaj ka vijuar me mbylljen e seancës së nisur rreth orës 11:00.
o.j/dita