Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Felaj: Nuk e dënojmë genocidin serb, pengon “Ballkanin e Hapur”

Deputetja Ermonela Felaj ka zbuluar shkakun se përse socialistët nuk e kaluan në Kuvend rezolutën për genocidin serb në Srebrenicë.

Dje, e ftuar në emisionin “Open”, Felaj zbuloi arsyen se përse kishin hedhur poshtë kërkesën e bërë nga opozita dy javë më parë në seancën plenare.

“Kjo modë për të bërë rezoluta është një mënyrë për ti rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet që opozita është kundër këtij projekti”, tha Ermonela Felaj.

Ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thanë se kërkesa ishte refuzuar sepse mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me pretendimin se ishte “non grata”, të dy kanë premtuar se nuk do të pranojnë asgjë prej tij. Por mesa duket kjo nuk qenka arsyeja e vërtetë.

j.l./ dita