Turqia nuk do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Greqinë fqinje, tha të mërkurën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa janë në rritje tensionet mes dy vendeve.
Ankaraja rinisi negociatat me Athinën vitin e kaluar pas një ndërprerjeje pesëvjeçare për të adresuar mosmarrëveshjet mbi një sërë çështjesh si kërkimet në Mesdheun lindor dhe pretendimet në detin Egje.
“Ne i ndërpremë takimet e nivelit të lartë Greqinë”, tha Erdogan në një takim me deputetët e partisë së tij në Ankara. Ai iu drejtua Athinës me fjalët: “A nuk merrni mësime nga historia? Mos u përpiqni të vallzoni me Turqinë”.
Erdogan tha se Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, pasi akuzoi liderin grek se po përpiqet të bllokojë blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Turqia.
j.l./ dita