Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Embargoja e naftës ruse, liderët mblidhen sot në Bruksel

Negociatorët e Bashkimit Europian dështuan të arrinin një marrëveshje mbi embargo e naftës ruse, por përpjekjet do të vazhdojnë gjatë samitit të BE-së që nis këtë të hënë, sipas BBC.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky pritet t’i bashkohet samitit përmes një video-lidhje, për të nxitur vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Bashkimi Europian po diskuton një propozim, mbi bazë të së cilit shtetet anëtare duhet të bien dakord për pezullimin e naftës ruse përmes detit deri në fund të vitit. Të përjashtuar do të jenë HungariA, Sllovakia dhe Republika Çeke që do te lejohen te marrin naftën përmes gazsjellësit 4 mijë km të gjatë të Druzhda-s.

Por sipas raporteve, Hungaria ka refuzuar deri më tani të mbështesë kompromisin. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i shkroi Këshillit Evropian javën e kaluar duke thënë se mendonte se sanksionet e naftës as nuk duhet të diskutohen nga udhëheqësit, pasi kjo vetëm do të nxirrte në pah ndarjet.

Qeveria hungareze e ka krahasuar ndalimin e naftës me hedhjen e një bombe bërthamore në ekonominë e saj.

o.j/dita