Bashkëpunëtor i drejtësisë, Ervis Bardhi, ka vazhduar rrëfimet të mërkurën në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Ardian Çapjas, i akuzuar nga SPAK për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit.
Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me Beqirajt, dhe se vrau Olsi Lekun vetëm për para.
“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani më tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, u shpreh ai.
Mirëpo Ardian Çapja, nga ana tjetër, tha se Ervis Bardhi nuk po thotë të vërtetën.
“Bardhi është mashtrues ordiner. Gënjen vazhdimisht”, u shpreh Bardhi.
Vrasja e babë e bir ndodhi në gusht të 2012-ës. Bardhi para se të dëshmonte përballë gjykatës, i kërkoi falje nënës së Gentian Beqirit.
O.J/DITA