Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ditë zie kombëtare në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, ja ministrat e deputetet që morën pjesë!

Përcillet për në banesën e fundit sot ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00, ndërsa prej mëmngjesit të sotëm, po zhvillohen homazhe në nder të tij në Presidencë.

Mes shumë emrash të njohur të politikës dhe jo vetëm, në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe deputetë e ministra të PS, mes tyre Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Frida Krifca, Taulant Balla.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e PD, nga Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Oriola Pampuri etj.

Alibeaj tha se ndarja na jeta e Presidentit Nishani është një humbje e madhe dhe ikja e një copëze historie e një burri të urtë.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.