Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

DITA e njoftoi emrin në 4 maj, socialistët zgjedhin Bajram Begajn si kandidat për presidentin e ri të vendit

Partia socialiste ka propozuar Bajram Begën si kandidat për president të ri të vendit. Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama që ka bërë me dije lajmin.

“Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të cojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Prej orës 17:00 socialistët diskutuan në mbledhjen e kryesisë në selinë rozë për zgjedhjen e kandidatit/es për presidentin/en e ri të vendit.

Në një artikull të postuar disa ditë më parë, Gazeta Dita paralajmëroi emrin e Begës si kandidat për presdient.

Kryeminisri Rama iu kërkoi anëtarëve të kryesisë socialiste që në nisje të mbledhjes që të fikin telefonat. Burime bëjnë me dije, se në mënyrë që mos të rrjedhin informacione për emrin, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari.

Është raportuar më parë se bëhet fjalë për një listë me 10 emra që do të diskutoheshin sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste ku përfshiheshin emra në media si ,Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Gramoz Ruçi, Fatos Nano.

a.m/dita