Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dhëndri i ish-presidentit rus jep dorëheqjen si këshilltar i Putinit

Valentin Yumashev, dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin, ka dhënë dorëheqje në prill si këshilltar i Putinit i Vladimir Putinit , raporton Reuters, duke cituar dy burime të afërta me këshilltarin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Ndërsa Valentin Yumashev nuk pranoi të komentojë.

Ludmila Tellen, zv/drejtoreshë e Qendrës Presidenciale Boris Yeltsin (një institucion në të cilin Yumashev është anëtar bordi), tha për Reuters se Yumashev kishte dhënë dorëheqjen si këshilltare në Kremlin në prill.

E pyetur për arsyen e dorëheqjes së tij, ajo tha se “ka qenë iniciativë e tij ”.

Personi i dytë nga rrethi i tij, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi gjithashtu se Yumashev dha dorëheqjen në prill.

a.m/dita