Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dështon raundi i tretë, Balla: Tani zgjedhim kandidatin tonë

Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Edhe pse opozita i ka djegur tre mundësitë për të propozuar emra, Balla shtoi se mazhoranca është e gatshme që të bisedojë me çdo deputete të grupeve parlamentare.

Balla vijoj se në raundin e katërt do të këtë një emër Presidenti, që ka nisur nga një proces i gjatë, si dhe ka shtuar se janë identifikuar disa emra që i afrohen përmbushjes së kushteve.

“Siç u angazhuam me besimin se opozita do merrte përgjegjësin për kandidatura. Është një përgjegjësi. Nga ky moment ne nuk do ta lemë vendin pa president dhe nuk do propozojmë. Ne do të dialogojmë me çdokënd që do të ndaj përgjegjësin për zgjedhjen e presidentit. Në këto dy raunde është mekanizmi që askush nuk mund të marri peng procesin dhe zgjedhjen e presidentit”,  tha Taulant Balla.

Pas kërkesës së Gazment Bardhin, në Komisionin e Ligjeve është rrëzuar kandidatura e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Balla tha se arsyeja se përse është rrëzuar kandidatura e Mirakës, është firma e Sali Berishës.

“Për katranin me bojë e kam thënë. Dua të sqaroj një element se u krijua një stuhi në gotë, lidhur me një procedurë të ndjekur nga Ligjet, për kandidaturat për dosjet e ish sigurimit të shtetit. Ka pasur në akuzë të sekretarit të përgjithshëm të PD, Bardhi. Dua të sqaroj se sa i përket kandidaturës së Simon Mirakës, ne e kemi votuar disa vite më parë, kandidon për një mandat të dytë, e ne nuk kemi asgjë me të. Kemi konstatuar se, deputetët që kanë propozuar, është përfshirë edhe katrani me bojë dhe e ka bërë pis emrin e zotit Miraka. Dhe për ne është e pamundur që ai të marrë mbështetjen tonë në Kuvend. Në aspektin tonë, sot të kandidosh për anëtarë të autoritetet të verifikimit të dosjeve, dhe të marrësh firmën e Berishës, është njëlloj si të kishe në diktaturë mbështetjen e Sigurimit të Shtetit. Sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, dhe në rastin në fjalë është e rëndë. Si mund të marrësh firmën e një personi që është si Sigurimi në diktaturë. I kërkoj Mirakës, të pastrojë listën e emrave nga katrani me bojë”, tha Balla.

j.l./ dita