Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Blinken: Ukraina nuk do t’i përdorë raketat tona kundër Rusisë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë veprimit të cilat i janë dërguar nga SHBA, kundër objektivave në territorin rus.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Blinken u shpreh se paketa e re e armëve që shkon në Ukrainë është “pikërisht ajo që u nevojitet” dhe do të forcojë Ukrainën në çdo negociatë në të ardhmen.

Blinken vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të parashikojnë se sa do të vazhdojë konflikti por do të sigurohet që Ukraina të jetë e pajisur me atë që i nevojitet për të mbrojtur veten në mënyrë efektive.

“Ne nuk mund të parashikojmë se si do të ndodhë kjo. Ne mund të vlerësojmë se po shohim që konflikti vazhdon prej muajsh”, u shpreh Blinken.

j.l./ dita