Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bishtat e qershive bëjnë ‘mrekulli’, si t’i përdorni për të luftuar problemet që keni me veshkat dhe kockat

Të gjithë i adhurojnë qershitë. Ato janë të pasura me vitamina C, A dhe E dhe dietologët i rekomandojnë në sasi të pakufizuar sepse pastrojnë trupin nga toksinat dhe nuk irritojnë stomakun. Ky frut është një burim i shkëlqyer i kaliumit, hekurit, zinkut, bakrit dhe manganit.

Mirëpo, jo të gjithë e dinë se bishtat që ne hedhim janë fantastike për shëndetin. Nëse bëni çaj nga bishtat e qershisë, këtu janë të gjitha efektet pozitive që mund të ndjeni: Ky çaj ndikon në punën e veshkave dhe traktit urinar dhe besohet se mund të ndihmojë në largimin e gurëve në veshka.

Përveç freskimit dhe gjallërimit të të gjithë trupit dhe rikthimit të energjisë, çaji është i mirë edhe për personat që vuajnë nga reumatizma. Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe gjithçka që duhet të bëni është t’i thani mirë bishtat në diell dhe më pas të zieni një grusht në një litër ujë.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë dhe më pas kullojeni.

a.m/dita