BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Bisedimet tona në vazhdim mbi Aktin e Reduktimit të Inflacionit janë një pikënisje e mirë, të paktën nëse SHBA-ja heq dorë nga rregullat që i vendosin kompanitë evropiane në disavantazh krahasuar me kompanitë nga Kanadaja dhe Meksika, për shembull,” tha sot Scholz në Bundestag.
Ligji i ri amerikan parashikon miliarda dollarë investime të lidhura me ndryshimet klimatike, por lidh shumë subvencione dhe kredi tatimore me përdorimin e produkteve ose prodhimeve amerikane. Kjo ka shkaktuar shqetësime në Evropë për disavantazhet konkurruese.
Scholz tha se dallimet midis partnerëve tregtarë do të diskutohen përmes një fryme partneriteti, qetësie dhe besimi.
Ai theksoi se një garë e pakufizuar subvencionesh me SHBA-në do të ishte rruga e gabuar.
Në një deklaratë të qeverisë për samitin e ardhshëm të BE-së, Scholz tha se SHBA-ja kishte rindezur diskutimin rreth politikave të subvencionimit për teknologjitë e ardhshme.
Nga njëra anë, Scholz vlerësoi SHBA-në që më në fund po përballet me ndryshimet klimatike me të njëjtën vendosmëri si Gjermania dhe Evropa.
“Nga ana tjetër, ne në Evropë sigurisht kemi parakushtet ekonomike dhe instrumentet e financimit për të zotëruar transformimin neutral ndaj klimës të industrisë”, tha ai.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.