Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale, ku një polic shoqëron një 10-vjeçar të prangosur, pasi ky i fundit ka kërcënuar të kryejë vrasje masive në shkollën e tij.
Sipas gazetës britanike “The Sun” 10-vjeçari u arrestua vetëm pesë ditë pas masakrës në shkollën fillore në Teksas ku një adoleshent vrau me automatik 19 nxënës dhe dy mësuese.
10-vjeçari është arrestuar, pasi të shtunën e 28 majit ka shkruar një mesazh në të cili thuhet se në shkollën e tij do të derdhet gjak.
Sipas The Sun, djali dhjetë vjeçar nga shkolla fillore Patriot në Cape Coral, Florida, dyshohet se i dërgoi një mesazh shokut të tij duke pretenduar se kishte blerë katër automatikë.
Sherifi i Ovaldes ka mbrojtur publikisht arrestimin e nxënësit të mitur .
Edhe pse ai pranoi se djali është vetëm 10 vjeç dhe truri i tij nuk është zhvilluar plotësisht, ai argumentoi se edhe kërcënimet e rreme kanë pasoja reale. “Një fëmijë që tërheq këmbëzën ka të njëjtin efekt,” tha ai. “Kur një 10-vjeçar shtyn këmbëzën, pasojat janë të njëjta pavarësisht moshës së tij”, tha efektivi i zonës.
o.j/dita