Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku fëmija po kalonte rrugën kur është marrë para nga makina që lëvizte me shpejtësi.
Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
j.l./ dita