Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Al Bano dhe Romina Power në kujtesën e viteve dhe sot!

Tonin Kimca, Connecticut USA

Brezi jonë fatlumë, në disa aspekte per artin dhe muziken dhe për këngëtarët me talentin e tyre janë të papërseritshem!

Dhe ketu e kam fjalen per vitet 85-90. Festivali i Sanremos apo Eurovizioni ishte një ëndërr për atë periudhë.
Kështu pasi u informova se Albano Carrisi i njohur nga të gjithë me duetin “Al Bano and Romina Power” do te jepnin nje koncert ne Fax wood Cazino këtu ne Connecticut, vendosa te shkoja dhe kisha  nje entuziazëm te madh per te degjuar edhe nje here live ato këngë të atyre viteve tone te rinise!

Kështu, ne ate fundjave  ne vendosem te kalonim një mbasdite nën muzikën Italiane aq të preferuar nga ne, mbas asaj Shqipetare.

Pjesa më e madhe e spektatorëve ishin Italianë, Shqiptare por edhe shume Ballkanas. Nuk mungoi hovi i te rinjve, por pjesa më e madhe ishin të mbi 55 vjeteve!

Pasi udhëtuam për një orë me makinë dhe arritem në Fax Wood,një nga kazinot më te famshme në Amerike, ne ate salle teatri, ku kane luajtur e kenduar yjet e artit nga e gjithë bota, pritem me padurim qe dritat të uleshin ngadale e prezantuesi te fillonte koncertin!

Për brezin e ri:  – “Kush ishte dhe kush është çifti simpatik qe magjepsi jo vetem Italine por gjithë boten, AlBano and Romina Pawer?

Martesa ishte shkaku i fillimit te nje dueti Italo-Amerikan pop i këngëtarit Italian Albano Carrisi dhe Romina Power vajzes se yllit të Hollivudit Tyrone Power! AlBano Carrissi u takua për herë të parë me Romina Power,në gjirimin e filmit “Nill Sole” . Ky emer erdhi si rezutat i kenges se tij ne vitin 1967.Ato u martuan ne vitin 1970 ne Cellino San Monaco.Ne te njetin vit, kënga e tyre “Storia di due Inamorati” ishte hiti i viti ne Itali i rregjistruar nga “La voce del padrone and Odeon”.

Kjo këngë ështe ne albumin personal te Albanos!

Këngët më të bukura që mbahen mend nga te gjithë jane:”Felicita”,”Sharrazan”,”Tu,Soltanto tu ”,”Ci sara”,Sempre sempre”, dhe “Liberta”! Ne fillim dueti i tyre u rregjistrua ne gjuhen Italinane por kanë edhe në gjuhen Spanjolle e Franceze. Prezenca e tyre ishte në dy konkurime ne Eurovision 1976 dhe në vitin 1985.

Albano dhe Romina nuk ishin vetem artista ne muzike! Filmi ishte edhe një pjesë e bukur e këtij çifti simpatik i bazuar në kenget e tyre ne 1967 deri ne vitet 1984!

Disa fakte nga jeta artistike e tyre:

Ne viti 1975 çifti rregjistroi albumin e pare i njohur si “Dialogo and Arena Blanca, Mar Azul” qe kishte këngen e njohur “Dialogo”.

Ne vitin 1976 ato prezantuan Italine ne Eurovision me kengen “We’ll Live it All Again” ne Italisht e Anglisht. Rekorde te tjera ishin edhe ne gjuhen Spanjolle e Franceze.

Kenget e tyre thyen rekordet e kohes ku ne vitin 1982 kater këngët e tyre ishin ne hitet Italiane ne te njejten kohë. Ne te njejtin vit moren pjese ne Sanremo me kengen “Felicita” ku moren çmimin e dytë. Kjo kenge e shitur me mbi 6 milion kopie u be shume popullore duke fituar çmimin “German Golden Globe 1982”.
Ky album ishte rregjistriar edhe ne Spanisht me emrin “Felicidad”!

Ne vitin 1982 ato hodhen ne treg edhe nje album tjeter “ Che angjelo sei” me nje hit tjeter “Tu,soltanto tu(Mi hai fatto innamorare)” !

Ne vitin 1984, fituan Festivalin e Muzikes Sanremo, me kengen “Ci Sará” ,e cila ishte pjesë e albumit të tyre “Effetto Amore”, kenge e cila arriti ne me shume se 2 milion vota!

Ne vitin 1985,ata moren pjese ne Festivalin e Eurovizionit per te dyten here, por kjo do te ishte dhe e fundit per ta! Kenga titullohej “ Magic oh Magic” dhe u rendit ne vendin e shtate!

Ne vitin 1986, “ Al Bano dhe Romina power “ hodhen ne treg albumin e tyre “ Sempre Sempre” ,duke konfirmuar nje tjeter sukses te jashtezakonshem nderkombetar!

Kenga “ Settembre” e ketij albumi shfaqte zerin e vajzes se tyre te vogel, Kristel, nderkohe per kengen “ Lord Byron” ata perdoren regjistrime nga Poema e Bajronit nga Tyrone Power!

Ne vitin 1987,ata moren pjese perseri ne Festivalin e Sanremos, me nje kenge te titulluar “ Nostalgia Canaglia “, duke fituar vendin e trete!

Po ne kete vit, ata hodhen ne treg edhe albumin e tyre te titulluar “ Libertá “!

Nje sukses tjeter ishte edhe dueti i vajzes se tyre “ Ylenia” me nenen e saj Romina, ne “ Abbi Fede”!

Ne vitin 1988, cifti hodhi ne treg albumin e ri te titulluar “ Fragile ”,dhe pas nje viti ata moren pjese ne Festivalin e Sanremos me kengen “ Cara Terra Mia “ ,duke u renditur ne vendin e trete!

Ne vitin 1990, ata hodhen ne treg albumin “ Fotografia di un Momento “, i cili pati me shume sukses me kengen “Donnna per Amore “ .

Viti 1991 ishte  viti i fundit qe ata konkuruan ne festivalin e Sanremos si cift, me kengen e titulluar “ Oggi sposi ”, duke u renditur ne vendin e tete!

Po ne kete vit ata celebruan 25 vjetorin e karrieres se tyre artistike duke hedhur ne treg 2 hite antologjike “ Le piu belle Canzoni “ ne Itali, dhe “ Vincerai “ne Europe!

Gjithashtu ata shkruan nje autobiografi nepermjet nje videoje te titulluar “Autoportret nga ALBANO  dhe nga ROMINA” !

Fatkeqesisht viti 1994 shenon nje moment tragjik dhe te paharruar per Albanon dhe Rominen!

Gjate nje turneu ne New Orleans, vajza e tyre Ylenia Carrisi u zhduk nga rrethana misterioze, dhe kjo gje beri qe ata te shkeputen nga turneu ne menyre qe ti perkushtoheshin kerkimit te vajzes se tyre!

Kjo ceshtje mbetet ende e pazgjidhur dhe ky moment shenon nje nga arsyet me te medha te ndarjes se ciftit me njeri-tjetrin…!

Ne vitin 1995 Albano dhe Romina hodhen ne treg albumin e tyre te fundit se bashku te titulluar “ Emozionale” , e ndjekur gjithashtu nga nje version ne video me titullin “ Una vita emozionale”.

Vitet me tej gjerat ndryshojne dhe sidomos per Rominen duke e pare ate si artiste jo vetem ne muzike! Arti i saj vazhdon me tej ne shkrim dhe ne serial!

Ne vitin 1996 Albano mori pjese i vetem ne Festivalin e Sanremos, me nje kenge te titulluar “É la mia vita” ( Ështe jeta ime ), nderkohe Romina po merrte pjese ne mini serialin “ Rikthimi i Sandokanit”.Ne kete vit ata hodhen ne treg  nje bashkepunim te titulluar “Ancora”.

Ne vitin 1997, Albano hodhi ne treg albumin solo me kenge klasike , nderkohe Romina publikoi librin e saj dedikuar babait te saj,  te titulluar : “ Ne kerkim te babait tim” !

Viti 1999 shenon fundin e marteses se ketij çifti kaq te dashur per publikun!

Ata u bashkuan perseri ne vitin 2013, por vetem profesionalisht!

Mbas këtij përshkrimi mbi jeten dhe karrieren e tyre,dua te  rikthehem perseri tek koncerti. Ripërsëritje e atyre viteve live me zërin brilant te Albanos ishte aq e prekshme sa te dukej vetja se po jetoje në ato vite. Edhe pse ne moshe te vjeter, zëri i tij nuk kishte ndryshuar aspak! Duket se vitet nuk kishin ecur si në aparence, ashtu edhe në zerin që ruante notat e larta e te kthjelleta te nje këngëtari me vlera te verteta artistike!

Interpretimi i gjithe atyre këngeve bëri që salla te duartrokiste dhe ta nderpriste disa here.

Marrja pjese e humoristit Italian Uccio de Santis ishte nje pjese mbreselenese ne koncert dhe qe te bente te qeshje dhe te argëtonte.

Integrimi i spektatoreve ne koncert e bente me terheqese atmosferen.

Mbresat e viteve te Albanos ishin nga me te ndryshmet, duke i prezantuar here pas here ne skene. Hapja e murit të Berlinit ishte epiqendra e bisedes se tij dhe lufta ne Ukrain. Duke degjuar dhe kuptuar kengetarin ne gjuhen e tij, ndalemi ne histori kur shikojme nje lufta te padrejt ne kufirin e Europes ku Rusia po bombardon e vret te pafajshem ne Ukraine!

“Liria eshte ajo qe njerzit duan dhe ate askush nuk duhet ta ndaloj e ta nderpresë”-ishte mesazhi i kengetarit.Ky ishte edhe qellimi i ketij koncerti ne ditet e para te fillimit te asaj lufte te padrejte!

Shume here gjate koncertit mendoja periudhen kur shikonim RAI -1 ne vitet e para te demokracise me dritat e mbuluara me batanije e me zë të ulur që të mos na dëgjonte komshia dhe sot kjo te duket nje marri si i themi ne ne Shkoder…!

Le te jene muzika dhe kenga motivi per te parandaluar lufterat dhe per te vendosur paqen kudo!